Sport

VIDEO/ Trippier në një debat të zjarrtë me tifozin: "A di sa lojtarë të dëmtuar kemi?"

Kapiteni i Newcastle është filmuar pas humbjes ndaj Bournemouth, duke debatuar me tifozët

12 Nëntor 2023, 10:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Trippier në një debat të zjarrtë me tifozin: "A

ANGLI - Newcastle u mund 2-0 nga Bournemouth, me dy golat e Solanke. Në fund, tifozët treguan pakënaqësinë e tyre dhe Kieran Trippier, kapiteni i ‘Magpies’, iu debatoi me njërin prej tyre.

Në pamjet e regjistruara, shihet Trippier duke shkuar në tribunën e tifozëve, duke debatuar me njërin prej tyre: "A di se sa lojtarë të dëmtuar kemi?",- pyeti lojtari. 

Newcastle po kalon një faze, në të cilën disa lojtarë po vuajnë nga probleme fizike. Dy sulmuesit kryesorë, Isak dhe Callum Wilson, të cilët nuk luajtën dhe Miguel Almirón, i zëvendësuar në minutat e para të kësaj ndeshjeje, janë vetëm disa shembuj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll