Aktualitet

Në kërkim për trafikun e 139 kg kokainë/ Ekstradohet drejt Italisë shqiptari i arrestuar tre ditë më parë

Shqiptari u arrestua më datë 7 nëntor 2023 dhe është ekstraduar sot në Itali një shtetas shqiptar i akuzuar për trafik lëndësh narkotike. Hetimet për kapjen e tij nën urdhërin e Prokurorisë së Venezias u ekzekutuan në bashkëpunim me Eurjust, Zyrën italiane Eksperte të sigurisë në Shqipëri, personelin e grupit investigativ kundër krimit të organizuar të Venezia e autoriteteve shqiptare.

10 Nëntor 2023, 10:03 Nga r.ll
Në kërkim për trafikun e 139 kg kokainë/ Ekstradohet drejt
foto ilustruese

SHQIPËRI- Në Shqipëri është arrestuar një shqiptar i cili ishte në kërkim prej shkurtit të 2023 nën akuzën e trafikut të 139 kg kokainë në Itali. Shqiptari u arrestua më datë 7 nëntor 2023 dhe është ekstraduar sot drejt Italisë.

Hetimet për kapjen e tij nën urdhërin e Prokurorisë së Venezias u ekzekutuan në bashkëpunim me Eurjust, Zyrën italiane Eksperte të sigurisë në Shqipëri, personelin e grupit investigativ kundër krimit të organizuar të Venezia e autoriteteve shqiptare.

Shqiptari i arrestuar është ekstraduar e dërguar në burgun e Torinos. Ai figuron banues në Asti të Italisë.

ekstredohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll