Sport

VIDEO / Liverpuli bie në Francë, Tuluza bën surprizën!

“The reds”-at barazuan në minutën e 98, por festa e Quansasë u ndërpre nga VAR-i. Arbitri anullon golin e Liverpulit pas shikimit të pamjeve nga teknologjia, duke lënë në fuqi rezultatin 3-2 në favor të Tuluzës.

9 Nëntor 2023, 21:58 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpuli bie në Francë, Tuluza bën surprizën!

FRANCE - Surpriza e mbrëmjes ka ndodhur në Francë. Liverpuli është befasuar nga Tuluza në një ndeshje të çmendur që ka përfunduar me shifrat 3-2 në favor të vendasve. Dolumi ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 36, ndërsa në të 58-n Dalinga dyfishoi shifrat. Një autogol në minutën e 73-të ngushton rezultatin e ndeshjes, por vetëm tre minuta më vonë Magri shënon golin e tretë për Tuluzën.

Diogo Zhota tundi rrjetën në minutën e 89 dhe mbajti gjallë shpresat e Liverplit. “The reds”-at barazuan në minutën e 98, por festa e Quansasë u ndërpre nga VAR-i. Arbitri anullon golin e Liverpulit pas shikimit të pamjeve nga teknologjia, duke lënë në fuqi rezultatin 3-2 në favor të Tuluzës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll