AKSIONI- Arrestimi i Dritan Rexhepit në Stamboll, në vilë iu sekuestruan euro, armë dhe bizhuteri floriri (ME VIDEO)
Rexhepi, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompanio Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.
10 Nëntor 2023, 09:35Nga A.B
Momenti i arrestimit
TURQI-Mediat turke kanë bërë publike pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepit. Sikurse shihet edhe në video, forcat speciale shtrijnë në tokë Rexhepin për t'i vënë prangat e më pas e transportojnë në mjetin e tyre. Gjatë kontrollit, atij iu sekuestruan armë, sasi eurosh dhe bizhu nga më të ndryshmet.
Rexhepi, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompanio Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Siç raportojnë mediat turke, Rexhepi kishte hyrë në Turqi me pasaportë false kolumbiane, ndërsa u kap gjatë një operacioni në Stamboll./Dosja.al