Aktualitet

Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi

Drejtuesi i ciklomotorit ka humbur jetën, ndërkohë që drejtuesja e makinës ka përfunduar në spital.  

9 Nëntor 2023, 20:53 Nga I.A
Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas
Aksident

KAVAJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qerret-Mali i Robit. Mësohet se një makinë me drejtuesen me iniciale I.G ka përplasur një ciklomotor me drejtues personin me iniciale F. D. Drejtuesi i ciklomotorit ka humbur jetën, ndërkohë që drejtuesja e makinës ka përfunduar në spital.  

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

aksident ne kavaje

Sondazh

Poll