Aktualitet

“Edhe progres-raporti i dha të drejtë Greqisë/ Zëdhënësi i qeverisë së Mitsotakis: Beleri një çështje serioze për ne

Pas publikimeve në mediat greke, edhe  zëdhënësi i qeverisë i është referuar  “progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë  ku mes çështjeve të tjera që trajtohen përmendet rasti i  Fredi Belerit.

9 Nëntor 2023, 19:33 Nga h.k
“Edhe progres-raporti i dha të drejtë Greqisë/
Foto nga konferenca per shtyp

ATHINË-Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis është pyetur ditën e sotme nga gazetarët në një konferencë për shtyp lidhur me çështjen Beleri. Ai ka theksuar se vetë kryeministri grek e ka trajtuar çështjen si të një rëndësie të veçantë për Greqinë.

Është çështje respektimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Dhe gjithçka që ka dalë në dritë është sigurisht shumë serioze. Shumë serioze, para së gjithash, për vetë çështjen. Ne nuk jemi kompetent për të marrë një vendim, por ajo që u raportua dhe u dëgjua sigurisht ka një vlerë të madhe.“- shprehet zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.

Pas publikimeve në mediat greke, edhe  zëdhënësi i qeverisë i është referuar  “progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë  ku mes çështjeve të tjera që trajtohen përmendet rasti i  Fredi Belerit.

Raporti që ju i referoheni justifikon qëndrimin grek. Dhe më lejoni t’ju kujtoj se qeveria, për shumë muaj, duke parë se çfarë po ndodhte me Fredi Beleris, e ngriti çështjen në të gjitha nivelet, edhe në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane, edhe  brenda dhe jashtë kufijve, dhe në nivel të Kryeministrit  edhe në nivel të ministrave të Jashtëm . Kjo i jep të drejtë qëndrimit tonë se kemi ngritur dhe ngremë çështjen e respektimit të shtetit të së drejtës, e cila është një kusht themelor për të vazhduar çdo diskutim. Ne vazhdojmë, megjithatë, dhe e besojmë, sepse është e rëndësishme që kjo po fillon tani dhe po pranohet nga gjithnjë e më shumë raporte dhe nga shumë më tepër palë. Dhe shpresojmë për rezultatin më të mirë të mundshëm të shfajësimit të Fredi Belerit.”– shtoi ai.

Mediat greke kanë theksuar se raporti i KE  pranon gjendjen e përgjithshme pozitive të marrëdhënieve Shqipëri- Greqi, por vë në dukje se të drejtat pronësore të minoritetit grek në Shqipëri mbeten një pikë diskutimi dhe se çështja Beleri përbën një burim tensionesh dypalëshe.

fredi beleri

Sondazh

Poll