Aktualitet

FOTOLAJM/ Protesta për dhunën ndaj 3-vjeçares përpara Ministrisë së Arsimit, figura publike i bashkohen revoltës

Protestës i janë bashkuar dhe figura publike të cilët kanë marrë fjalën duke shprehur revoltën e tyre lidhur me rastin.

9 Nëntor 2023, 18:42 Nga h.k
FOTOLAJM/ Protesta për dhunën ndaj 3-vjeçares përpara
Foto nga protesta

TIRANË-Një masë e madhe protestuesish ka dal pasditen e sotme përpara Ministrisë së Arsimit lidhur me dhunën ndaj 3-vjeçares në kopshtin “Stinët”. Protestës i janë bashkuar dhe figura publike të cilët kanë marrë fjalën duke shprehur revoltën e tyre lidhur me rastin.

Një nga kërkesat e protestuesve ishte dorëheqja e ministres së Arsimit.

Edukatorja Majlinda Dehima, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim, teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë. Pas ngjarjes, Ministria e Arsimit reagoi duke zbuluar një fakt edhe më të rëndë, se kopshti “Stinët” është i pa licencuar, pra e ushtron veprimtarinë e tij në paligjshmëri. Vetëm pas denoncimit të prindërve dhe bërjes së rastit publik, kopshti është mbyllur.

dhuna ndaj 3 vjecares

Sondazh

Poll