Sport

Ballkani sot për revanzh kundër Astanës në shtëpinë e kazakëve!

Sfida mes Astanës dhe Ballkanit është programuar të nisë në orën 16:30.

9 Nëntor 2023, 11:53 Nga DOSJA
Ballkani sot për revanzh kundër Astanës në

KAZAKHISTAN - Skuadra Ballkani nga Suhareka e Kosovë ka udhëtuar prej dytë ditësh drejt Kazakhistanit për të vazhduar rrugëtimin e tyre të fazës së grupeve të Konference League, pasi do t’i duhet të përballet me vendasit e Astanës. Në ndeshjen e fundit ishin kazakët që fituan në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, pikërisht në stadiumin “”Fadil Vokrri” dhe të besuarit e trajnerit Ilir Daja do të kërkojnë t’i kthejnë “reston”, pikërisht në shtëpinë e tyre.

Nga kjo sfidë do të varet shumë edhe fati i kualifikimit për Kampionët e Kosovës që aktualisht renditen të fundit në Grupin C me tre pikë. Nga ana tjetër, tre pikë ka edhe Astana ndërsa pjesë e grupit janë edhe Dinamo Zagreb po me tri pikë ndërsa kryeson Viktoria Plzen me nëntë pikë që është e vetmja skuadër që ka siguri përsa i takon kualifikimit.

Për Ballkanin pritet të jetë një ndeshje e komplikuar ashtu siç e paralajmëroi edhe trajneri Daja në konferencë për shtyp. Pavarësisht mungesës së tifozerisë së zjarrtë që e ka shëoqëruar skuadrën shqiptare në këto ecuri positive në kupat e europës, Ballkani ka ditur gjithmonë të bëjë paraqitje dinjitoze në Europë dhe besimi është i madh se Kampionët e Kosovës mund t’ia dalin sërish për të gëzuar të gjithë publikun shqiptar. Sfida mes Astanës dhe Ballkanit është programuar të nisë në orën 16:30.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Nëntor 2023, 10:30

Reali heq dorë përfundimisht nga Mbappé

SPANJE - Real Madridi ka braktisur plotësisht përpjekjen për të nënshkruar me sulmuesin gjerman të Paris Saint, Kylian Mbapp&eac...