9 Nëntor 2023, 11:37
Nga r.ll
luigi soreca
TIRANË- Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, i ka dorëzuar sot zëvendëskryeministres Belinda Balluku progres raportin e vitit 2023 për Shqipërinë të Komisionit Europian.
Soreca u shpreh në konferencën për mediat se kjo paketë e Raportit të Komisionit Europian bazohet në dy zhvillime shumë të rëndësishme politike, si zgjerimi në agjendën politike të BE dhe konvergjenca ekonomike. Ai citoi Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila tha se duhet t’i përgjigjemi thirrjes për zgjerim dhe të punojmë për përshpejtimin e zgjerimit të BE dhe plotësimin e bashkimit.
“Faleminderit që e pranuat sot raportin që Komisioni Europian prezantoi dje. Kjo paketë ndodh në një kontekst të veçantë që bazohet në dy zhvillime shumë të rëndësishme politike. Së pari, zgjerimi është kthyer sërish në agjendën politike të BE dhe në një mjedisin jopolitik që ndryshon shpejt, për të cilin BE ka punuar fuqimisht bashkë me partnerët më të rëndësishëm, duke përfshirë veçanërisht Shqipërinë. Ka tashmë konsesus të ripërtërirë që një zgjerim i besueshëm në bazë meritash është shtytësi kryesor për transformimin, duke rritur sigurinë kolektive dhe mirëqënien tonë socio-ekonomike. Siç e tha Von Der Leyen dje kur prezantoi paketën për zgjerim, që ne duhet t’i përgjigjemi thirrjes për zgjerim dhe të punojmë për përshpejtimin e zgjerimit të BE dhe plotësimin e bashkimit. Shtytësi i dytë kryesor është konvergjenca ekonomike, një element thelbësor që ka Shqipëria dhe vendet e tjera”, tha Soreca.
Ndryshe nga vitet e tjera raporti nuk i dorëzohet në dorë kryeministrit por zv/kryeministres, pasi Rama është nisur në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.
luigi soreca
Politike
9 Nëntor 2023, 11:32
r.ll
belinda balluku
TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku e ka cilësuar progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipë...
Politike
9 Nëntor 2023, 11:11
r.ll
edi rama, giorgia meloni
ITALI- Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët afrikanë në Shëngjin dhe...
Politike
9 Nëntor 2023, 10:55
r.ll
bledi çuçi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka folur për mediat pas...
Politike
9 Nëntor 2023, 10:47
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur një fjalë për gazetarët pas përfundimit ...
Politike
9 Nëntor 2023, 10:40
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë pë median italiane Corriere della Serra ka fo...
Politike
9 Nëntor 2023, 10:36
A.B
Soreca dhe Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë të Delegacionit të Bashkimit Evropian n&eum...
Politike
9 Nëntor 2023, 10:31
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare e cila u shoq&eu...
Politike
9 Nëntor 2023, 10:29
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Me të përfunduar seanca, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar jashtë sallës së Kuvendit se Edi R...
Politike
9 Nëntor 2023, 10:17
A.B
Lindita Nikolla
TIRANË- Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi fjalën e saj në kushte jo normale të seancës, deputet...
Politike
9 Nëntor 2023, 10:19
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar sërish me kaos dhe tensione. Ndërkohë projektligjet...