Politike

Tymi pushton Kuvendin, Nikolla mezi përfundon fjalinë, kollitet vazhdimisht

Nikolla komunikoi përjashtimin e deputetit të PD Saimir Korreshi.

9 Nëntor 2023, 10:17 Nga A.B
Tymi pushton Kuvendin, Nikolla mezi përfundon fjalinë, kollitet
Lindita Nikolla

TIRANË- Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi fjalën e saj në kushte jo normale të seancës, deputetët e opozitës kanë ndezur sërish tymuese. Pikërisht për këtë arsye, Nikolla komunikoi përjashtimin e deputetit të PD Saimir Korreshi.

Nikolla vijoi seancën, e në fund mori fjalën për miratimin e projektligjeve. Pikërisht në këtë moment, ajo u dëgjua teksa kollitej disa herë, shkak që mesa duket u bë tymi nga tymueset që u hodhën në seancë. Kuvendi zgjati në total 20 minuta./Dosja.al

seance plenare 9 nentor 2023

Sondazh

Poll