Politike

Mazhoranca i rrëzoi propozimet, Tabaku: Raporti i BE na dha të drejtë! E drejta jonë nuk duhet të shkelet me këmbë

Tabaku u shpreh se nismat u rrëzuan nga mazhoranca thjesht me faktin se u propozuan nga opozita. 

9 Nëntor 2023, 10:47 Nga A.B
Mazhoranca i rrëzoi propozimet, Tabaku: Raporti i BE na dha të
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur një fjalë për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare. Ajo u shpreh se nismat u rrëzuan nga mazhoranca thjesht me faktin se u propozuan nga opozita. 

“Besoj që e ndoqët seancën e sotme. Iniciativat që unë kam prezantuar dhe që janë në përputhje me standardet e BE-së që të mos kemi ofshore, thonë janë shumë të mira por i ka propozuar opozita. Por në momentin që puna 1 vjeçare rrëzohet me forcën e kartonëve, mendoj se opozita ndodhet në limitet e hapësirave parlamentare. Në 8 dhjetor të vitit të shkuar, kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore dhe kanë një vit që e mbajnë në sirtar dhe nuk kanë miratuar asnjë masë me pretendimin se do të hartohet një ligj i ri. Fokusi sot duhet të jetë që përveç diskutimeve në Parlament, duhet të jetë edhe një reflektim për projekt-raportin e BE. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reformë. Reforma e fundit është ajo e drejtësisë në 2016. Në momentin kur qeveria e kupton që procesi i integrimit, kërkon reforma dhe gjithpërfshirje. Për një vit kjo nuk ka ndodhur. Progres raporti na dha të drejtë. E drejta kushtetuese e opozitës nuk duhet në mënyrë absolute të shkelet me këmbë”, theksoi ajo.

jorida tabaku seance plenare 9 nentor 2023

Sondazh

Poll