Politike

Partia Demokratike italiane harton kërkesën: Edi Rama të përjashtohet nga Partia Socialiste Europiane

Kjo kërkesë do të ngrihet në Kongresin e PSE, ku do të marrin pjesë liderët më të rëndësishëm të këtij grupimi politik, si Olaf Schols, kancelari gjerman, e shumë figura të larta të tjera.

9 Nëntor 2023, 11:11 Nga r.ll
Partia Demokratike italiane harton kërkesën: Edi Rama të
edi rama, giorgia meloni

ITALI- Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët afrikanë në Shëngjin dhe në Gjadër ka qenë në qendër të mediave dhe politikanëve të ndryshëm italianë që nga nënshkrimi.

Së fundmi, mësohet se është bërë kërkesë zyrtare që Partia Socialiste në Shqipëri të përjashtohet nga Partia Socialiste Europiane. Në samitin socialist në Malaga, i cili po mbahet për dy ditë rresht, demokratët italianë do të kërkojnë përjashtimin e PSSH-së.

Kjo kërkesë do të ngrihet në Kongresin e PSE, ku do të marrin pjesë liderët më të rëndësishëm të këtij grupimi politik, si Olaf Schols, kancelari gjerman, e shumë figura të larta të tjera. Partia Demokratike Italiane, që është forca kryesore e opozitës në Itali, dhe drejtohet nga Ely Schleyn, ka hartuar kërkesën zyrtare për ta përjashtuar PS-në nga PSE.

Shkresën e ka firmosur sekretari për marrëdhëniet me jashtë i PDI-së, Peppe Provenzano, ish-ministër dhe figurë e njohur politike e së majtës nga Siçilia.

La repubblica shkruan: “Edi Rama largohet nga Partia Socialiste Evropiane. Partia Demokratike është gati të regjistrojë kërkesën për përjashtimin nga PSE për kryeministrin shqiptar dhe PSSH-në e tij, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Peppe Provenzano , kreu i punëve të jashtme në sekretariatin e Schlein , e njoftoi atë për La Repubblica : “Ne do ta ngremë çështjen në kongresin e PSE”, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Malaga, në prani të të gjithë socialistëve të mëdhenj. të kontinentit, nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez te kancelari gjerman Olaf Scholz“.

shqiperia marreveshje me italine per emigrantet

Sondazh

Poll