Politike

Projektligjet votohen vetëm nga mazhoranca, mbyllet seanca plenare që zgjati vetëm 20 minuta

Pas votimeve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla lajmëroi mbylljen e seancës plenare të ditës së sotme që nuk zgjati më shumë se 20 minuta.

9 Nëntor 2023, 10:19 Nga r.ll
Projektligjet votohen vetëm nga mazhoranca, mbyllet seanca
foto nga kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar sërish me kaos dhe tensione. Ndërkohë projektligjet u votuan vetëm nga mazhoranca.

Me votat e tyre, 75 kundër, janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita. Në seancë u miratua vetëm projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit "Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit"".

Projektligjet e propozuara nga opozita që u rrëzuan me votat e PS

1-Projektligj "Për një shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, "Për taksat kombëtare", te ndryshuar".

2-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", i ndryshuar".

3-Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 "Për Prokurimin Publik"".

4-Projektligj "Për një ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqipërisë, te ndryshuar" .

5-Projektligj "Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar"".

6-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar".

Pas votimeve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla lajmëroi mbylljen e seancës plenare të ditës së sotme që nuk zgjati më shumë se 20 minuta.  Para nisjes së seancë deputetët e opozitës u paraqitën më herët në Kuvend dhe filluan të kthenin përmbys karriget. Deputeti demokrat Saimir Korreshi u përjashtua nga Nikolla pasi ndezi tymuese, sapo nisi seanca plenare. 

 

seance plenare 9 nentor 2023

Sondazh

Poll