Politike

Mbyllja e seancës, Berisha: Tmerrohen nga të drejtat kushtetuese të opozitës, po asgjësojnë pluralizmin

Berisha theksoi se mazhoranca vazhdoi kolapsin dhe asgjësimin e pluralizmit.

9 Nëntor 2023, 10:31 Nga r.ll
Mbyllja e seancës, Berisha: Tmerrohen nga të drejtat kushtetuese
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare e cila u shoqërua sërish me kaos dhe tensione. Berisha theksoi se mazhoranca vazhdoi kolapsin dhe asgjësimin e pluralizmit.

“Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e vjedhura. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në Parlament. Ne e konsiderojmë mbështetjen tuaj vendimtare për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Kam besim të plotë se kjo betejë do të fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Beteja jonë e ka bërë atë njeriun e pa shpresë”, theksoi ai.

sali berisha

Sondazh

Poll