Aktualitet

Mure të çarë dhe dysheme e shkatërruar, qendra Shëndetësore në Xibër drejt shembjes (Video)

30 Tetor 2019, 13:11 Nga DOSJA
Mure të çarë dhe dysheme e shkatërruar, qendra

KLOS– Qendra shëndetësore në Xibër të Klosit është në rrezik shembjeje. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet se si muret janë çarë dhe plasaritur me kalimin e viteve.

Nga një godinë model dhe e sigurtë që duhet të ishte, qendra Shëndertësore në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit po rrezikon jetën e personelit dhe banorëve që shkojnë aty për të marrë shërbim.

Kollonat e saj mbajtëse janë të këputura ç’ka mund të shemben nga momenti në moment. Pavarësisht këtyre kushteve, aty duhet të qëndrojnë 6 veta të personelit shëndetësore përfshirë infermierët dhe mjekun, i cili vjen nga Tirana dhe për disa ditë të javës jeton brenda ambjenteve të qendrës shëndetësore.

Dyshemeja shihet e shkatërruar dhe nyjet sanitare të dala jashtë funksionit, në një qendër që supozohet se duhet t’u shërbejë rreth 3500 banorëve të Njësisë Administrative Xibër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia klos qendra shendetesore ne xiber drejt shembjes bashkia klos qendra shendetesore ne xiber drejt shembjes

Sondazh

Poll