Sport

Manchester United përjashton edhe nga grupi i Whatsapp-it yllin 85 milionë eurosh!

Djaloshi që shënoi 50 gola dhe bëri 64 asistime në 137 ndeshje për Borussia, ishte inekzistent te United. Për klubin nga Old Trafford, ai shënoi vetëm 12 gola dhe regjistroi gjashtë asistime në 82 ndeshje.

7 Nëntor 2023, 17:19 Nga DOSJA

Manchester United përjashton edhe nga grupi i Whatsapp-it yllin 85

ANGLI - Futbollisti i Mançester Junajtid, Jadon Sancho, vazhdon të ndëshkohet nga trajneri Eric Ten Haag.

Trajneri holandez fillimisht e dëboi yllin e shtrenjtë nga skuadra dhe e ndaloi të hynte në të gjitha dhomat e klubit të destinuara për ekipin e parë, dhe tani ai shkoi një hap më tej - ai dëboi anësorin edhe nga grupi WhatsApp përmes të cilit ai dërgon informacione për lojtarët e tij.

Kur ai mbërriti nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2021 në një transfertë prej rreth 85 milionë euro, tifozët besuan se lojtari i kombëtares angleze do të ishte një përforcim dhe lider i madh i skuadrës në të ardhmen. Megjithatë, Sancho nuk i përmbushi pritshmerit e larta.

Djaloshi që shënoi 50 gola dhe bëri 64 asistime në 137 ndeshje për Borussia, ishte inekzistent te United. Për klubin nga Old Trafford, ai shënoi vetëm 12 gola dhe regjistroi gjashtë asistime në 82 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll