Sport

“Gafa” me portierin, Granada e Myrto Uzunit përjashtohet nga Kupa e Mbretit…

Granada ka 10 ditë kohë për të bërë ankim dhe u gjobit me 6 mijë euro.

7 Nëntor 2023, 14:59 Nga DOSJA
“Gafa” me portierin, Granada e Myrto Uzunit përjashtohet nga

SPANJE - Sytë nuk u mbyllën dhe Disiplina spanjole nuk ka falur pakujdesinë e drejtuesve të skuadrës.

Është konfirmuar përjashtimi i Granadës, skuadrës ku luan sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, nga Kupa e Mbretit të Spanjës. Kjo për shkak të përdorimit të parregullt të portierit Adri López në ndeshjen kundër Arosa-s, nga kategoria e pestë, të cilën skuadra e La Ligas kishte fituar me 3-0.

Duke qenë se konsiderohet një garë zyrtare, ndalohet përdorimi i lojtarëve nga ekipet e lidhura, në këtë rast Granada B, të cilët janë mbi 23 vjeç, thuhet në rregulloren e këtij kompeticioni, ndërkohë portiere Lopez ishte 24 vjeç. 

Arosa sfidoi Granadën dhe mori këtë të martë vendimin, që garanton kalimin në raundin tjetër të Kupës së Mbretit. Granada ka 10 ditë kohë për të bërë ankim dhe u gjobit me 6 mijë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Nëntor 2023, 14:10

Camavinga rinovon deri në vitin 2029…

SPANJE - Klubi “los blancos” i Real Madridit, i cili pret SC Braga të mërkurën, deklaron se lojtari 20-vjeçar tani do të ...

Sport 7 Nëntor 2023, 12:30

Newcastle kërkon “hakmarrje”…

ANGLI - Newcastle i Eddie Howe dëshiron të largohet me fitore nga Dortmundi në vizitën e tyre në “Signal Iduna Park”, pas h...

Sport 7 Nëntor 2023, 12:00

Vedat Muriqi 'shtyn' Mallorca-Cádiz…

SPANJE - Federata Spanjole ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes Mallorca-Cádiz, e planifikuar për të dielën, për shkak të ndeshjes ...