Sport

Kjo është shtëpia super-luksoze, që Mendy po përpiqet të shesë në Cheshire...

Benjamin Mendy detyrohet të ulë çmimin e shitjes së vilës së tij ultraluksoze në Cheshire për të gjetur blerës.

7 Nëntor 2023, 16:46 Nga DOSJA

Kjo është shtëpia super-luksoze, që Mendy po përpiqet

ANGLI - Benjamin Mendy u shpall i pafajshëm, për akuzat e fundit për përdhunim dhe sulm seksual, me të cilin përballej dhe po përpiqet të kthehet në normalitet.

Futbollisti i Lorient, i cili është rikthyer në aksion pas të paktën dy vitesh jashtë, po përpiqet të shesë rezidencën e tij superluksoze në Cheshire prej 5.754.950 eurosh për të shmangur rrënimin financiar.

Ndonëse shtëpia konsiderohet si një nga më të mirat në zonë, futbollisti nuk gjen blerës dhe u detyrua të ulë çmimin e saj në 4.800.000 euro.

Rezidenca prej 11.000 metrash katrorë shtrihet në 1.75 hektarë dhe përmban gjashtë dhoma gjumi, një zonë ndenjeje me plan të hapur, dhomë lojërash, kinema në shtëpi, pishinë, dhomë me avull, palestër dhe spa.

Kjo është shtëpia super-luksoze, që Mendy po përpiqet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Nëntor 2023, 14:10

Camavinga rinovon deri në vitin 2029…

SPANJE - Klubi “los blancos” i Real Madridit, i cili pret SC Braga të mërkurën, deklaron se lojtari 20-vjeçar tani do të ...