Sport

“Dollaruma”, kryefjala e tifozëve të Milanit për ish-portierin e tyre!

Nga tribunat e Meazza- s, pikërisht nga Curva Nord, tribuna ku qëndrojnë tifozët ultras të Milanit, do të bjerë shi parash false, një imitim i dollarit, por me mbishkrimin 'Dollarumma' dhe mercenar.

7 Nëntor 2023, 16:49 Nga DOSJA

“Dollaruma”, kryefjala e tifozëve të Milanit për

ITALI - Milan-Psg: udhëkryqi sezonal evropian për kuqezinjtë, por edhe natën e veçantë për Gianluigi Donnarumma. Portieri napolitan, për herë të parë që nga lamtumira e tij nga kuqezinjtë në qershor 2021, do të kthehet në San Siro për të sfiduar klubin e tij të vjetër. 

Shtatorin e kaluar, me kombëtaren, lojtari i ditëlindjes 1999-ës u vërshëllye nga tifozët, por pritja e mbrëmjes së sotme pritet të jetë edhe më e ‘keq’. 

“Dollaruma”, kryefjala e tifozëve të Milanit për

Nga tribunat e Meazza- s, pikërisht nga Curva Nord, tribuna ku qëndrojnë tifozët ultras të Milanit, do të bjerë shi parash false, një imitim i dollarit, por me mbishkrimin 'Dollarumma' dhe mercenar, pa harruar se disa anëtarë të këtij grupimit të tifozerisë që kanë menduar të veshin një bluzë 'speciale' me numrin 71. Ky i fundit, në folklorin napolitan, tregon pikërisht "Njeri m.ti".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Nëntor 2023, 14:10

Camavinga rinovon deri në vitin 2029…

SPANJE - Klubi “los blancos” i Real Madridit, i cili pret SC Braga të mërkurën, deklaron se lojtari 20-vjeçar tani do të ...