Sport

“Sekreti” i Kylian Mbappe: “Mamaja më detyronte gjithmonë të laja enët”...

Kylian Mbappe në një intervistë ka treguar faktin se nëna e tij e ka detyruar të lajë enët, për të mësuar të vlerësojë gjithçka në jetë.

7 Nëntor 2023, 16:59 Nga DOSJA
“Sekreti” i Kylian Mbappe: “Mamaja më detyronte

FRANCE - Përveçse një futbollist i madh, Kylian Mbappe ka edhe vlera që ia ka përcjellë nëna e tij. Siç tregoi në një intervistë që dha, nëna e tij e detyronte atë të lante enët, në mënyrë që të mësonte të vlerësonte gjithçka në jetën e tij, duke filluar nga diçka e thjeshtë si larja e enëve.

“Jo, nuk e bëj më, por është e vërtetë që për një kohë të gjatë nëna ime donte që unë ta bëja që të kisha vlerën e gjërave. T'i bëja gjërat vetë, të mos kisha ndihmë, të kuptoja vlerën e gjërave. Ma kujton akoma këtë...”, tha ai duke qeshur në intervistën që dha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll