Aktualitet

"Dora e një gruaje"/ Pista kryesore e prokurorisë për ekzekutimin e shqiptarit në Itali

Prokurori publik i Cuneo Onelio Dodero konfirmoi se vrasësi ka qëlluar me një plumb në kokë 34-vjeçarin duke e lënë atë në tokë. Sipas dëshmisë kur mbërriti ndihma e parë, viktima po merrte frymë, por nuk mund të fliste. 

7 Nëntor 2023, 13:01 Nga h.k
"Dora e një gruaje"/ Pista kryesore e prokurorisë për
Klaudio Myrtaj

ITALI-Hetimet e karabinierëve vijojnë të koordinuara me Prokurorinë e Cuneos për gjetjen e autorit të vrasjes së shqiptarit Klaudio Myrtaj disa ditë më parë.
“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë këtu në Vernante”, thonë banorët. Komuniteti i qytetit të vogël në Val Vermenagna është ende i tronditur nga vrasja e Klaudio Myrtaj, 34-vjeçarit shqiptar, i vrarë me një plumb në kokë pasditen e së shtunës.

Prokurori publik i Cuneo Onelio Dodero konfirmoi se vrasësi ka qëlluar me një plumb në kokë 34-vjeçarin duke e lënë atë në tokë. Sipas dëshmisë kur mbërriti ndihma e parë, viktima po merrte frymë, por nuk mund të fliste. 

Siç konfirmon kryebashkiaku Gian Piero Dalmasso, "zona e Bashkisë nuk kamera, por ka të tjera aty pranë". 

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. As atë të drogës, megjithatë kryesorja është ajo që lidhet me motive pasioni. Autoritetet e prokurorisë po vlerësojnë çdo hipotezë për të zbardhur vrasjen e shqiptarit. Pas vrasjes mund të qëndrojë edhe dora e një gruaje.

Nuk ishte një e shtënë prej profesionisti. Kemi përballë një vrasje prej diletanti”. Kjo është e vetmja deklaratë e lëshuar nga kreu i zyrës së Prokurorisë së Cuneo. Autoritetet kanë qenë mjaft të rezervuar sa i takon hetimeve. Deri më tani nuk ka asnjë urdhërarrest të lëshuar, ndërsa karabinierët kanë marrë dëshmitë e disa personave, mes tyre edhe atë të partneres së shqiptarit.

ekzekutimi i shqiptarit

Sondazh

Poll