Aktualitet

Kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë: Kërkesën e Belerit do e shqyrtojë GJKKO

Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar çështjen për shqyrtim Gjykatës së Lartë dhe kjo e funidt vendosi që do të jetë GJKKO që do marrë vendimin nëse do lirohet ose jo për t'u betuar Beleri. 

7 Nëntor 2023, 13:46 Nga A.B
Kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës,
Fredi Beleri

TIRANË-Gjykata e Posacme dhe Gjykata e Durrësit kanë shpallur moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit,  i cili kërkon leje për t'u betuar si kryebashkiak.

Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar çështjen për shqyrtim Gjykatës së Lartë dhe kjo e funidt vendosi që do të jetë GJKKO që do marrë vendimin nëse do lirohet ose jo për t'u betuar Beleri. 

Më 26 qershor GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit për leje për t'u betuar. Beleri paraqiti lejen në 3 institucione në SPAK, Drejtorinë e Burgjeve dhe në GJKKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit. GJKKO tha atë kohë se lejet jepen vetëm në raste vdekjesh, martesash apo provimesh./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll