Aktualitet

Dhunoi 3-vjeçaren, shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit privat në Tiranë

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Arsimit, e cila ka vendosur mbylljen e kopshtit, i cili është në paligjshmëri dhe ushtronte aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat.

7 Nëntor 2023, 13:43 Nga r.ll
Dhunoi 3-vjeçaren, shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit
majlinda dehima

TIRANË- Edukatorja Majlinda Dehima e kopshtit privat në Tiranë që dhunoi 3-vjeçaren, është shoqëruar në polici. 

Rasti i rëndë ka ndodhur në kopshtin "Stinët" në Tiranë. Dhuna është denoncuar nga mamaja e të miturës, e cila është shprehur se vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Arsimit, e cila ka vendosur mbylljen e kopshtit, i cili është në paligjshmëri dhe ushtronte aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat. Ndërkohë pasditen e sotme në 16:00 qytetarët kanë organizuar protestë para kopshtit ku u dhunua e mitura.

dhunohet 3-vjeçarja ne kopesht majlinda dehima

Sondazh

Poll