Aktualitet

Marrëveshja me Italinë/ A i ka kapacitetet porti i Shëngjinit për të mirëpritur emigrantët?

Drejtori i Portit të Shëngjinit thotë se përcaktuar vendi ku do të ngrihet qendra e karantines nën juridiksionin e Italisë, për pritjen e refugjateve.

7 Nëntor 2023, 13:55 Nga A.B
Marrëveshja me Italinë/ A i ka kapacitetet porti i Shëngjinit
Sander Marashi

LEZHË- Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, është kthyer në çështje jave. Për këtë marrëveshje, ka folur edhe drejtori i Portit të Shëngjinit, Sandër Marashi i cili në një prononcim për Report Tv zbulon se Porti i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur emigrantët. Ai thotë se përcaktuar vendi ku do të ngrihet qendra e karantines nën juridiksionin e Italisë, për pritjen e refugjateve.

“Porti i Shëngjinit i ka të gjitha kapacitetet të kryejë këtë operacion që ka ndërmarrë shteti italian pa cënuar punën“

Drejtuesi i Portit ka garantuar se refugjatet nuk do të kenë asnjë kontakt me banorët e Shëngjinit, pasi nga porti do të transportohen me autobusë në strukturen që do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil.

"Do të jetë pikë karantine nën juridiksionin e shtetit Italian. Do të thotë që refugjatët do të vijnë në portin e Shëngjinit… nuk kanë asnjë kontakt me banorët e Shëngjinit e në Lezhë. Do të vijnë do të karantinohen e do të hipin në autobusë“-thotë Sandër Marashi./Dosja.al

sander marashi shqiperia marreveshje me italine per emigrantet

Sondazh

Poll