Aktualitet

Seanca për Belerin/ Rrëzohet kërkesa për përjashtimin e trupës gjykuese, dëshmon ‘bashkëpunëtori’ i prokurorisë

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që dëshmia e Arsen Ramës (i cili bashkëpunoi me prokurorinë dhe zbardhi skemën e blerjes së votave) të bëhet me dyer të mbyllura.

7 Nëntor 2023, 12:27 Nga A.B
Seanca për Belerin/ Rrëzohet kërkesa për përjashtimin e
Fredi Beleri

TIRANË-Ditën e sotme po zhvillohet seanca gjyqësore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Belerit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka si dhe të gjithë trupës gjykuese.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që dëshmia e Arsen Ramës (i cili bashkëpunoi me prokurorinë dhe zbardhi skemën e blerjes së votave) të bëhet me dyer të mbyllura. Ndërkohë dëshmitë e tjera do të mbahen me dyer të hapura. Raportohet se gjithsej do të jenë 12 dëshmi që priten të merren.

Kjo është seanca e tretë që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ndaj Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, të dy të arrestuar sa i takon korrupsionit në zgjedhje. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beleri dhe Kokaveshi, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, janë ndaluar me arsyetimin se jepnin para në këmbim të votave. Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të thirren 12 dëshmitarë, të cilët do të provojnë akuzën e prokurorisë, pasi janë pikërisht dëshmitarët që do të tregojnë para gjykatës se si i kanë marrë paratë nga Beleri dhe Kokaveshi.

/Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll