Aktualitet

Nxiti të miturën të kryente vjedhje, arrestohet 48-vjeçari në Cërrik

Personi L.D banues në fshatin Mollas dyshohet se ka shtyrë drejt vjedhjes një 11-vjeçare e cila mendohet se ka marrë 800 mijë lek dhe 550 euro brenda një banese.

7 Nëntor 2023, 11:20 Nga h.k
Nxiti të miturën të kryente vjedhje, arrestohet 48-vjeçari
Foto ilustruese

CËRRIK- Një 48-vjeçar në Cërrik ka rënë në prangat e policisë për përfshirje të miturëve në vepra penale. Personi L.D banues në fshatin Mollas dyshohet se ka shtyrë drejt vjedhjes një 11-vjeçare e cila mendohet se ka marrë 800 mijë lek dhe 550 euro brenda një banese. Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme proceduriale.

NJOFTIMI I POLICISË

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. D., 48 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprat penale "Shtytja e të miturit në krim" dhe "Moskallëzim i krimit", si dhe për një shtetase 11 vjeçe, banues në fshatin Mollas, për veprën penale "Vjedhja", pasi shtetasi L. D. dyshohet se ka nxitur 11-vjeçaren, për të vjedhur në banesën e gjyshes së saj. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase, gjatë një muaji, ka vjedhur rreth 800 000 lekë edhe 550 euro, në këtë banesë."

arrestim ne cerrik

Sondazh

Poll