Aktualitet

Hodhi qesen me kokainë nga automjeti, 39-vjeçari në Bathore arrestohet nga policia

Në kuardër të operacionit “Remove”, Ardian Shkalla ishte në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

7 Nëntor 2023, 10:37 Nga h.k

Hodhi qesen me kokainë nga automjeti, 39-vjeçari në Bathore

TIRANË-Një 39-vjeçar është kapur paraditen e sotme nga policia në Mjull Bathore pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Në kuardër të operacionit “Remove”, Ardian Shkalla ishte në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vitin 2021, 39-vjeçari është parë  nga shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë e cila është sekuestruar nga policia. Shkalla ishte i dënuar me vendim të gjykatës me 3 vjet e 4 muaj burg.

NJOFTIMI I POLICISË  

"Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit, i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Remove". 

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Remove". Si rezultat i këtij operacioni, në Mjull Bathore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Ardian Shkalla, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme".

ardian shkalla arrestim ne tirane

Sondazh

Poll