Aktualitet

VIDEO/ Shuhet zjarri në Metalurgjikun e Elbasanit, prokuroria nis hetimet për ndotjen katastrofike

Zjarri vijon e ende brenda ambienteve të godinës që para ditës së kaluar. Ndotja e shkaktuar në zonë ka marrë pasoje të mëdha gati katostrofike.

7 Nëntor 2023, 10:52 Nga h.k
VIDEO/ Shuhet zjarri në Metalurgjikun e Elbasanit, prokuroria nis hetimet
Foto nga Metalurgjiku

ELBASAN-Prokuroria e Elbasanit ka nisur ditën e sotme hetime për ndotjen e mjedisit dhe shkaqet e zjarrit në kompaninë Kurum në ish-kombinatin Metalurgjik. Zjarri eshte shuar brenda ambienteve të godinës që para ditës së kaluar. Ndotja e shkaktuar në zonë ka marrë pasoje të mëdha gati katostrofike.

Sipas burimeve gjithë masa e skrapit të grumbulluar eshte djegur. I gjithë zjarri mendohet se nisi si pasojë e materialeve të djegshme, bateri makinash, vajra dhe materiale të tjera të djegshme që në fillim lëshuan tym dhe më pas zjarri përfshiu gjithë masën e skrapit, duke e bërë të vështirë shuarjen e tij.

Sipas ekspertëve zjarri do të vijojë dhe ditën e sotme pasi ekipet e emergjencave shohin vështirësi në terren për neutralizimin e plot të situatës.

zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll