Aktualitet

“Shkaku është një bateri”/ Drejtuesi i sigurisë në Kurumin e Elbasanit: Tymi që çlirohet është i dëmshëm

Sipas drejtuesit të sigurisë tymi që ka dal nga djegia është shumë i dëmshëm për ambientin pasi vjen nga djegia e vajërave të skrapit.

7 Nëntor 2023, 11:11 Nga h,k
“Shkaku është një bateri”/ Drejtuesi i sigurisë
Merkur Cipi

ELBASAN-Mërkur Çipi, drejtuesi i sigurisë së jashtme të fabrikës “Kurum” ka dhënë një sqarim për mediat lidhur me situatën e ndodhur në Metalurgjikun e Elbasanit. Çipi ka thënë se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike që ishte lëshuar nga një bateri.

Nga ana tjetër ai ka shpjeguar se më pas plasja e një bomble gazi ka nxitur edhe më tepër zjarrin i cili vijon ende. Sipas drejtuesit të sigurisë tymi që ka dal nga djegia është shumë i dëmshëm për ambientin pasi vjen nga djegia e vajërave të skrapit.
 
Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri që është ndodhur në thellësi të grumbullit të skrapit. Nga shkëndija që ka marrë atje, në orën 10:25 ka dhënë një shkëndijë tymi në lartësinë e skrapit. Unë mendoj se kjo ngjarje aksidentale është një fatkeqësi për ‘Kurumin” dhe të gjithë ne. Momentalisht po digjen materiale plastike, të cilat ndodhen brenda skrapit. Tymi që çlirohet padyshim është i dëmshëm për shëndetin, por nuk është bërë qëllimisht nga dora e njeriut. Është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. 95% e flakëve në zonë u vu nën kontroll, por nga një shpërthim i një bombule gazi ndodhi një shpërthim që shkaktoi flakë në një tjetër zonë të skrapit”, tha ai.
 
Zjarri nisi në një pikë për grumbullimin e skrapit rreth orës 11:15 së ditës së djeshme. Shkak dyshohet një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike.

Policia, zjarrfikësja dhe punëtorët e fabrikës Kurum që zotërojnë pikën e skrapit punuan për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve.

zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll