Sport

Newcastle kërkon “hakmarrje”…

Anglezët humbën në shtëpi, por sonte në orën 18:45 kërkojnë të fitojnë në Dortmund

7 Nëntor 2023, 12:30 Nga DOSJA
Newcastle kërkon “hakmarrje”…

ANGLI - Newcastle i Eddie Howe dëshiron të largohet me fitore nga Dortmundi në vizitën e tyre në “Signal Iduna Park”, pas humbjes (0-1) në shtëpi ndaj gjermanëve, në turin e kaluar që la të dyja skuadrat me 4 pikë. 

Trajneri anglez shënon nesër dy vjet si trajner i Newcastle. Ai iu bashkua skuadrës britanike në vendin e 19-të dhe sot luan në Champions League. 

"Kur u bashkova kishte një vizion afatshkurtër. A mund të qëndrojmë? Të qenit në këtë pozicion është diçka që nuk e marr si të mirëqenë",- tha trajneri që kujtoi humbjen e pësuar në Angli. "Ata e meritonin të fitonin,"- pranoi Eddie Howe.

Dortmundi hyn në fushë, pasi u mund (0-4) ndaj Bayernit. "Ne ishim të pamposhtur në 17 ndeshje në ligë dhe mundëm Newcastle. Nuk përfunduam në gërmadha", ka analizuar trajneri Edin Terzic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Nëntor 2023, 12:00

Vedat Muriqi 'shtyn' Mallorca-Cádiz…

SPANJE - Federata Spanjole ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes Mallorca-Cádiz, e planifikuar për të dielën, për shkak të ndeshjes ...