Sport

Champions League/ Manchester City, tri pikë larg kualifikimit për në 1/16-tat…

“Qytetarët”, sonte, në orën 21:00, do të presin në “Etihad” zviceranët e Young Boys

7 Nëntor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Champions League/ Manchester City, tri pikë larg kualifikimit për

ANGLI - Man.City është një fitore larg kualifikimit për në raundin e 1/16-ave, duke konfirmuar statusin e tyre si favorit në Grupin “G”.

Mund të mjaftojë edhe një barazim, por, në pritjen ndaj Young Boys, Pep Guardiola dëshiron ta zgjidhë çështjen e kualifikimit vetë.

"Është fantastike që tashmë kemi shansin për të kaluar në fazën eliminatore dhe ne duam ta përmbushim atë mision. Ne do të përpiqemi të jemi të duruar dhe të përmirësojmë pikët në lidhje me lojën në Zvicër (fitore 3-1)", tha ai. 

Dyshimi i madh nga ana e “Qytetarëve” është Erling Haaland, i cili u tremb kur u largua me ankesa në kyçin e këmbës ndaj Bournemouth, por tani është rikthyer në stërvitje. "Ai më tha se po ndihet shumë më mirë. Unë do të flas me të dhe mjekët. Nëse ndihet mirë, ai mund të luajë",- tha Guardiola për këtë çështje. Megjithatë, pritet që spanjoli të kursejë disa “copa”, siç bëri në Zvicër, me Matheus Nunes, Rico Lewis apo Kovacic, që përgjojnë në njëmbëdhjetëshe.

Me vetëm 1 pikë, Young Boys praktikisht janë të detyruar të fitojnë për të ëndërruar ‘të tetën’. Për ta bërë këtë, ata do të duhet të bëjnë diçka të paprecedentë, pasi nuk kanë fituar kurrë në Angli (5 ndeshje) dhe t'i japin fund serisë prej 16 ndeshjesh të Man.City pa humbur në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2023, 22:29

Shakhtior Donetsk, klubi në luftë…

UKRAINE - Shakhtior Donetsk pret Barcelonën të martën (18:45) në “Volksparkstadion” të Hamburgut në Gjermani, për...