Politike

Projektligji për Vetting-un, Lulzim Basha: Të hetohet pasuria dhe lidhjet me krimin e të gjithë politikanëve

Në një video-live në rrjetet sociale, Basha theksoi se nuk ka më asnjë alibi dhe çdo deputeti i Parlamentit duhet të shprehet përmes votës për ligjin e vettingut të politikanëve.

6 Nëntor 2023, 17:35 Nga I.A
Projektligji për Vetting-un, Lulzim Basha: Të hetohet pasuria dhe
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka deklaruar se politikanët duhet t’i nënshtrohen vettingut si puna e magjistratëve. Në një video-live në rrjetet sociale, Basha theksoi se nuk ka më asnjë alibi dhe çdo deputeti i Parlamentit duhet të shprehet përmes votës për ligjin e vettingut të politikanëve.

“Sot kam depozituar projektligjin për vetting-un e politikanëve. Siç e pata njoftuar grupi i punës ka bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin me detajuar të pasurisë së çdo politikani, të rrethit të tij familjar dhe shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme dhe mundësinë e bashkëpunimit me krimin e organizuar. Duhet që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll si magjistratët, por edhe punonjësit e gardës dhe policisë. Nuk ka më asnjë alibi, çdo deputet duhet të shprehet përmes votës së tij për ligjin e vettingut të politikanëve. Duhet t’i tregojmë shqiptarëve cilët janë politikanët e korruptuar, të lidhur me krimin dhe për t’i dhënë shqiptarëve një politikë të pastër”, tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll