Politike

Administrata-Gardës: 8 deputetët nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet në kryesinë e Kuvendit

Në shkresën, theksohet se 8 deputetë të Kuvendit nuk lejohen që të marrin pjesë në aktivitetet në kryesinë e Kuvendit. 

6 Nëntor 2023, 15:06 Nga I.A
Administrata-Gardës: 8 deputetët nuk mund të marrin pjesë
Deputet

TIRANË- Dokumenti që Administrata i ka dërguar Gardës së Republikës është zbardhur. Në shkresën, theksohet se 8 deputetë të Kuvendit nuk lejohen që të marrin pjesë në aktivitetet në kryesinë e Kuvendit. 

Në shkresën e dërguar nga sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, Genci Gjonçaj, theksohet se deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi.

Administrata-Gardës: 8 deputetët nuk mund të marrin pjesë
Shkresa

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024. Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./Dosja.al

komisione opozita

Sondazh

Poll