Politike

"Që Rama mos të përfundojë në burg i duhet Berisha"/ Kreu i Levizjes Bashkë, Qori: Me një gur po vret dy zogj

Qori e komenton qëndrimin e Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha si nevojë e Kryeminisrit Edi Rama.

6 Nëntor 2023, 15:48 Nga h.k
"Që Rama mos të përfundojë në burg i duhet
Arlind Qori

TIRANË-Arlind Qori, Kreu i Lëvizjes Bashkë ka reaguar në Facebook lidhur me ngjarjet e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Qori e komenton qëndrimin e Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha si nevojë e Kryeminisrit Edi Rama.

Sipas Qorit, Rama ka nevojë për Berishën që nesër most ë përfundoj as vetë në burg.

STATUSI I ARLIND QORIT

Edi Rama ka nevojë për Sali Berishën. I duhet i lodhur, i izoluar, me paterica, por ende në këmbë. I hyn në punë si gogol që vë në rresht votuesit tradicionalë të PS, për ta mundur çdo herë e më thellë në zgjedhje. Në dukje paradoksale, e vetmja shpresë e Sali Berishës për të mbetur jashtë burgut është Edi Rama. Njëkohësisht, e vetmja siguri që Edi Rama të mos përfundojë vetë nesër në burg është Sali Berisha.

Ndaj këto ditë, kur Sali Berisha duhet të ishte përpara dy gjyqeve – atij zyrtar për kompleksin Partizani dhe atij të opinionit publik për korrupsionin e qeverisjes së vet – Edi Rama po i lëshon një kamerdare, duke i mundësuar të ketë një kauzë: pengimin e opozitës parlamentare për të hetuar çështje të korrupsionit të sotëm. Kështu Edi Rama me një gur vret dy zogj: mbron veten dhe “armikun” e tij të preferuar.

Po ne, deri kur do të biem pre e ujdive mes këtyre dy fytyrave të së njëjtës monedhë të së keqes?

 

arlind qori

Sondazh

Poll