Aktualitet

Operacion antidrogë në Gjermani, arrestohen 4 shqiptarë, sekuestrohet kanabis

Në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim në të ashtuquajturin objekt të brendshëm.

5 Nëntor 2023, 10:06 Nga A.B
Operacion antidrogë në Gjermani, arrestohen 4 shqiptarë,
Policia

GJERMANI- Katër shqiptarë janë vënë në pranga nga policia gjermane. Policia konfiskoi rreth 8 kilogramë drogë gjatë kontrolleve në lindje të Leipzig, pasi u gjetën rreth 1300 bimë kanabisi në një objekt. Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.

Kërkimet u zhvilluan në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld. Aty shërbimet e policisë gjetën ndër të tjera marijuanë, amfetamina dhe kristal. Në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim në të ashtuquajturin objekt të brendshëm.

arrestohen shqiptaret ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll