Aktualitet

Pit Bulli masakroi 84-vjeçarin në Durrës, pronari i qenit: I kërkoj falje! Nipi i të moshuarit e kishte paralajmëruar

Veshi dhe dhëmbët i janë shkulur pikërisht nga qeni i Armand Lalës, ky i fundit tashmë i proceduar për akuzën e “Braktisja e kafshëve të shoqëruara”.

4 Nëntor 2023, 21:45 Nga r.ll
Pit Bulli masakroi 84-vjeçarin në Durrës, pronari i qenit: I
foto ilustruese

DURRËS- Sulmi nga qeni Pit Bull ndaj 84-vjeçarit i ndodhur para dy ditësh në Durrësi, i ka sjellë dëme të pariparueshme shëndetit të të moshuarit Halil Basha.

84-vjeçari ka humbur njërin nga veshët dhe protezat e dhëmbëve, shkruan "Ora News". Veshi dhe dhëmbët i janë shkulur pikërisht nga qeni i Armand Lalës, ky i fundit tashmë i proceduar për akuzën e “Braktisja e kafshëve të shoqëruara”.

Hetimi i këtij rasti po ndiqet nga prokurori i Durrësit, Madrit Kullolli, i cili pritet që në ditët në vijim të kërkojë një ekspertim mjeko-ligjor të personit të dëmtuar, Halil Basha.

Ngjarja është paralajmëruar nga nipi i dëmtuarit Halil Basha, Bashkim Basha, i cili para se t’i ndodhte sulmi i qenit ndaj xhaxhait të tij, kishte takuar Armand Lalën, duke i thënë dhe këshilluar që të bënte kujdes me tre qentë, se do të kafshojnë banorët e zonës.

Por pronari i tre qenve, i ka thënë se jashtë nuk sulmojnë njeri me përjashtim në pjesën e brendshme të oborrit. Sipas Bashkim Bashës, ka qenë Xhevahire Lami që e ka njoftuar se qeni i kishte sulmuar xhaxhain. Lala ka deklaruar se i vjen keq për shtetasin Halit Basha, i cili u kafshua nga qeni i tij “Pit-bull”, dhe i kërkoi ndjesë për dëmtimin që i është bërë.

halil basha bashkim basha armand lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 18:27 h.k

Drini i Zi – Bekim apo mallkim?

Drini i Zi SHKODËR-Fushë-Alia është një ndër fshatrat më pjellorë të luginës së Drinit të Zi, ...