Aktualitet

EMRI/ Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 48-vjeçari në Berat

48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

5 Nëntor 2023, 09:46 Nga A.B
EMRI/ Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet
Policia

BERAT- Arrestohet Andrea Ajasllari në Berat. 48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Bashkëpunim i vazhdueshëm me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I kërkuar nga autoritetet e Italisë, për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion, kapet në Berat dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, 48-vjeçari Andrea Ajasllari.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të Italisë. Në bazë të këtyre informacioneve, si dhe në vijim të bashkëpunimit intensiv për shkëmbimin e tyre, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit A. A., 48 vjeç, banues në Skrapar.

48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

arrestim ne berat andrea ajasllari

Sondazh

Poll