Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë me pasojë vdekjen, automjeti përplaset me motorrin

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Çukë-Fanar, ku një automjet tip Hyundai me drejtues Th.K 51 vjeç është përplasur me një person të paidentifikuar që drejtonte motorrin.

4 Nëntor 2023, 19:51 Nga h.k
Aksident i rëndë në Sarandë me pasojë vdekjen,
Foto llustruese

SARANDË-Një aksident i rënd me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Çukë-Fanar, ku një automjet tip Hyundai me drejtues Th.K 51 vjeç është përplasur me një person të paidentifikuar që drejtonte motorrin.

Drejtuesi i motorrit menjëherë pas përplasjes ka mbetur i vdekur në vend.

NJOFTIMI I POLICISË

"Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit."

aksident ne sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 18:27 h.k

Drini i Zi – Bekim apo mallkim?

Drini i Zi SHKODËR-Fushë-Alia është një ndër fshatrat më pjellorë të luginës së Drinit të Zi, ...