Aktualitet

Emergjencat Civile vijojnë punën: Ka bllokime rrugësh, në vëmendje situata në Dibër dhe Lezhë

Në terren janë dhe grupet e OSHEE-së të cilët vijojnë punë për eleminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella.

4 Nëntor 2023, 20:34 Nga r.ll
Emergjencat Civile vijojnë punën: Ka bllokime rrugësh, në
foto nga permbytjet

TIRANË- Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq në vend, pasi Shqipëria po përballet prej dy ditësh me stuhinë Ciaran që ka prekur dhe disa vende të Evropës.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Niko Peleshi njofton se ka patur mjaft bllokime rrugësh dhe disa lumenj kanë dalë nga shtrati. Gjithashtu në njoftim thuhet se në orët e fundit nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.

Në qarqet Gjirokastër dhe Korçë po punohet me intensitet, ndërkohë që me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh. Në terren janë dhe grupet e OSHEE-së të cilët vijojnë punë për eleminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella.

POSTIMI I PLOTË:

Ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë pa u ndalur angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ku fatmirësisht nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.
Në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura. Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit.
Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh.
Angazhim maksimal për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë.
Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eleminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 18:27 h.k

Drini i Zi – Bekim apo mallkim?

Drini i Zi SHKODËR-Fushë-Alia është një ndër fshatrat më pjellorë të luginës së Drinit të Zi, ...