Aktualitet

Tubim kundra luftës/ Lajmërohet protestë pro-palestineze të dielën në Tiranë

Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente”, njoftojnë organizatorët.

4 Nëntor 2023, 19:55 Nga h.k
Tubim kundra luftës/ Lajmërohet protestë pro-palestineze të
Tubimi

TIRANË-Ditën e nesërme në 5 Nëntor është planifikuar dhe njoftuar në Tiranë një protestë pro-Palestinës. Tubimi është ndërrmarë nga 6 shoqata të cilat janë “Mexhlis”, “Ardhmëria”, “Thirrja në Mirësi”, “Tumed” dhe “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”. Tubimi do të nisë në orën 12:00, në sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshohet deri në sheshin Nënë Tereza.

“Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza. Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente”, njoftojnë organizatorët.

Kujtojmë një protestë e tillë është zhvilluar edhe rreth para tre javëve në kryeqytet ku dhjetëra qytetarë, mes të cilëve  të moshuar e fëmijë, tubuan në sheshin Skënderbej, në përkrahje të popullit palestinez në Rripin e Gazës Në protestën që u organizua nga forumi Mysliman i Shqipërisë, u kërkua që të dënohen krimet e Izraelit  sidomos ndaj civileve dhe fëmijëve.

tubim pro palestines

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 18:27 h.k

Drini i Zi – Bekim apo mallkim?

Drini i Zi SHKODËR-Fushë-Alia është një ndër fshatrat më pjellorë të luginës së Drinit të Zi, ...