Aktualitet

"Tmerri i marketeve të Tiranës"/ Arrestohet autori i vjedhjeve seriale në dyqanet e kryeqytetit

Këqyrja e kamerave të sigurisë, bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij. Deri më tani, ekspertët për hetimin e krimeve, kanë zbardhur 5 raste të vjedhjes së marketeve, të kryera gjatë javëve të fundit.

4 Nëntor 2023, 18:55 Nga h.k
"Tmerri i marketeve të Tiranës"/ Arrestohet autori i
Autori

TIRANË-Një hajdut serial u vu në prangat e policisë së Tiranës. Gerti Danglli, 36-vjeç u identifikua nga shërbimet e komisariatit nr.3 në kryeqytet dhe akuzohet si autor i të paktën 5 vjedhjeve. Kryesisht vjedhjet ai i kryente në markete në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga Klan News, shikohet që 36-vjeçari, hynte i pamaskuar në markete dhe më pas kryente vjedhjet. Siç duket në këto pamje, ai pozicionohej në vendet ku nuk kishte klientë të tjerë.

Ai shfaqet duke marrë pije alkoolike, të cilat i fsheh poshtë bluzës. Në një tjetër episod ai mbush me produkte ushqimore shportën e marketit dhe e lë para kasës dhe largohet. Duke shfrytëzuar mungesën vëmendjes së punonjësve të marketit, ai hyn sërish nga dera kryesore, merr shportën dhe largohet me shpejtësi.

Këqyrja e kamerave të sigurisë, bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij. Deri më tani, ekspertët për hetimin e krimeve, kanë zbardhur 5 raste të vjedhjes së marketeve, të kryera gjatë javëve të fundit.

Policia dyshohen se ai mund të jetë autor edhe i vjedhjeve të tjera të kryera po në Tiranë. Nisur nga denoncimet e kryera nga bizneset, po bëhet verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë.

Përveç rasteve të të rriturve, në kryeqytet janë kthyer në shqetësim edhe vjedhjet e kryera nga të miturit. Adoleshentët zgjedhin të vjedhin në biznese për edhe qytetarët./Klan

vjedhje ne markete

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 18:27 h.k

Drini i Zi – Bekim apo mallkim?

Drini i Zi SHKODËR-Fushë-Alia është një ndër fshatrat më pjellorë të luginës së Drinit të Zi, ...