Aktualitet

Pas Kukësit, dëbora zbardh majat e maleve në Bulqizë, shënohet ulje e temperaturave

Reshjet e shiut kanë sjelle probleme në rrugët nacionale dhe ato rurale të Bulqizës, deri në bllokime për shkak të rrëshqitjeve të gurëve në disa akse rrugore.

4 Nëntor 2023, 17:21 Nga r.ll
Pas Kukësit, dëbora zbardh majat e maleve në Bulqizë,
pamje nga Bulqiza

BULQIZË-Dëbora e parë ka mbuluar malet e Bulqizës, pas reshjeve të shiut që prej ditës së djeshme kanë qenë mjaft intensive gati në gjithë Shqipërinë. Temperaturat kanë shënuar gjithashtu ulje të temperaturave. 

Reshjet e shiut kanë sjelle probleme në rrugët nacionale dhe ato rurale të Bulqizës, deri në bllokime për shkak të rrëshqitjeve të gurëve në disa akse rrugore.

Në Kukës dhe në Gramoz të Kolonjës ka rënë gjithashtu dëbora e parë, ku janë zbardhur majat e maleve.

moti i keq ne shqiperi bie debore ne bulqize

Sondazh

Poll