Aktualitet

Skemë mashtrimi 15 milionë euro, lihet në burg bosi i“Call-Center”-ave (EMRI)

Domi u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës teksa qëndronte i fshehur në kryeqytet.

4 Nëntor 2023, 11:16 Nga A.B
Skemë mashtrimi 15 milionë euro, lihet në burg bosi
SPAK

TIRANË- Lihet në burg Mendim Domi, i akuzuar si një nga bosët e “Call-Center”-ave që mashtronin europianët duke iu zhvatur qindra mijëra euro.

Domi u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës teksa qëndronte i fshehur në kryeqytet. 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar. Domi akuzohet se është pjesë e grupit kriminal që përdornin skema mashtrimi me “call center”, dhe u zbuluan në fund të vitit 2022./Dosja.al

mendim domi

Sondazh

Poll