Aktualitet

Trafik kokaine/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohen mijëra euro cash dhe drogë

Ata akuzohen për posedim për qëllime të trafikimit të lëndëve narkotike si heroinë, kokainë, kodeinë dhe heroinë/morfinë dhe për mbajtje pa leje të municionit për armë zjarri të zakonshme.

4 Nëntor 2023, 10:10 Nga A.B
Trafik kokaine/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohen
Policia

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Foggias, pasi kishin shndërruar një godinë në San Severo, në zonën e Foggia-s, në një rafineri droge. Ata akuzohen për posedim për qëllime të trafikimit të lëndëve narkotike si heroinë, kokainë, kodeinë dhe heroinë/morfinë dhe për mbajtje pa leje të municionit për armë zjarri të zakonshme.

Policia ka sekuestruar 10 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë heroinë dhe kokainë, si dhe lëndë prerëse, 17 kilogramë kodeinë; 12.6 kilogramë kobret (mbetje heroine).

Gjatë kontrollit brenda godinës, policia gjeti në xhepat e njërit prej dy shqiptarëve rreth 50 gramë kokainë. Po ashtu efektivët gjetën dhe sekuestruan 51 mijë euro cash në banesat e dy të arrestuarve, të ndara në tufa, dy presa hidraulike dhe materiale të ndryshme ambalazhimi; dorëshkrime kontabiliteti dhe 220 fishekë të kalibrit 7.65./Dosja.al

arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll