Aktualitet

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën e Arbrit, çahet asfalti në Klos(ME VIDEO)

Probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve.

4 Nëntor 2023, 10:02 Nga A.B
Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën e Arbrit,
Rruga

DIBËR- Vijojnë problemet në Qarkun Dibër si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.

Reshjet e shiut kanë vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Rruga e Arbrit vijon të jetë problematike pasi ka rënie gurësh here pas here, ndërsa në fshatin Fshat është çarë asfalti.

Probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve. Ndërkohë shumë fshatra të Dibrës janë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimin të shtyllave.

moti ne shqiperi

Sondazh

Poll