Politike

Vlerësimi i Standard & Poors, ish-deputeti demokrat i kthehet Ramës: O Mashtrues, Na ktheve 15 vite mbrapa

Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se ky vlerësim ka rikthyer Shqipërinë në vitin 2008.

3 Nëntor 2023, 19:19 Nga I.A
Vlerësimi i Standard & Poors, ish-deputeti demokrat i kthehet
Sherefedin Shehu

TIRANË- Ish-deputeti Demokrat Sheferedin Shehu ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Fier, ku foli për vlerësimin Standard & Poors. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se ky vlerësim ka rikthyer Shqipërinë në vitin 2008. Po ashtu ai i bëru thirrje që tu tregojë shqiptarëve se përse i groposi dhe i ktheu 15 vite mbrapa. 

Postimi i Shehut:

O Ramë! Vlerësimi i Standard & Poors që u shite sot qytetarëve të Fierit është rikthimi në nivelin që Shqipëria kishte në 2008. O Mashtrues! Tregoju shqiptarëve përse i gropose dhe mos u mburr përse u ktheve aty ku Shqipëria ka qenë 15 vite më parë

sherefedin shehu

Sondazh

Poll