Politike

"33% e buxhetit është për mbrojtjen sociale" Rama: Do të rishikojmë nivelin e taksës mbi pagën, do mundohemi të bëjmë një zbutje

Po ashtu Rama shtoi se vitin që vjen nuk do të rritet asnjë taksë.  

3 Nëntor 2023, 17:11 Nga I.A
"33% e buxhetit është për mbrojtjen sociale" Rama: Do
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të bëhet rroga mesatare 900 euro. Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, Rama ka deklaruar nga buxheti prej 7 miliardësh, 33% prej tij do të jetë për mbrojtjen sociale. Ndërkohë që ka theksuar se do të rishikojnë nivelin e taksës mbi pagën dhe se do të bëjnë një zbutje. Po ashtu Rama shtoi se vitin që vjen nuk do të rritet asnjë taksë.  

"Vijmë te buxheti. Vitin e ardhshëm ne do ta cojmë pagën mesatare 900 euro dhe mos harrojmë që sot një ndër faktet më kokëforta për progresin për të cilin po flas është kokëfortësia e lekut. Vërtet e kemi cuar pagën minimale në 400 mijë lekë dhe krahasuar më parë kur ishte 300 mijë, është më shumë. Nuk janë vetëm 400 milionë euro për pagat. Janë 250 milionë euro për pensionet të shtrira në dy vite. Sa herë flitet për pensionet është një dhimbje sepse akoma nuk dalin llogaritë për të bërë një kërcim më të lartë, sepse pensionet janë të lidhura me sigurimet. Nëse më parë sigurimet ishin një gropë, është shumë e vështirë të bësh atë që bën me pagat. Impakti në pensionet është më i vogël sepse numri i përfituesve është më i lartë, ama kjo është arta.

Buxheti prej 7 miliardësh, 33% e ka për mbrojtjen sociale. Nuk janë vetëm pension, por ndihma ekonomike, pagesat e papunësisë, ish të përndjekurit, ish pronarët dhe bebet. Këtë shtrirje të mbështetjes ky vend nuk e ka pasur asnjëherë më parë. Pastaj ata diskutimet jeni të majtë, janë muhabetet. Mos harrojmë se jemi vend i NATO-së dhe për herë të parë Shqipëria ka 2% të buxhetit për ushtrinë. Asnjë taksë nuk do të rritet, asnjë. Jemi i vetmi vend në rajon që ka biznesin e vogël me zero taksë dhe zero tvsh. Dhe ndërkohë jemi diskutuar që edhe nivelin e taksës mbi pagën të bëjmë një rishikim që nga rritja e pagave në nivelin e lartë. Do mundohemi të bëjmë një zbutje dhe të mbetet më shumë te ata që marrin pagën”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll