Politike

Dhuna në Parlament, Vullnet Sinaj paraqitet në SPAK: Sqarova rrethanat e ngjarjes

Ndërsa deputeti i PD-së Nallbati pritet që të shkojë ditën e hënë për të dhënë shpjegime për situatën e krijuar.

3 Nëntor 2023, 15:24 Nga I.A

Dhuna në Parlament, Vullnet Sinaj paraqitet në SPAK: Sqarova rrethanat

TIRANË- Deputeti socialist Vullnet Sinaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Sinaj ka dhënë shpjegime në lidhje me sherrin që ndodhi një javë më parë në Kuvend mes tij dhe kolegut demokrat Bledjon Nallbati. Ndërsa deputeti i PD-së Nallbati pritet që të shkojë ditën e hënë për të dhënë shpjegime për situatën e krijuar.

“Sqarova të gjitha rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Sinaj për mediat.

Dy deputetët u konfliktuan fizikisht në seancën e 30 tetorit. Në nisje të seancës plenare Nallbati i hoqi mikrofonin Sinës, duke mos e lënë të flas. Më pas deputetët u shtynë, teksa Nallbati tentoi ta qëllojë me grusht deputetin e PS, por ndërhyri Garda dhe seanca u ndërpre./Dosja.al

vullnet sinaj bledjon nallbati

Sondazh

Poll