Politike

"SPAK i kapur nga Rama"/ Kryeministri: Po ta kisha kapur sdo lejoja të më kapnin askënd

Po ashtu Rama ka shtuar se reforma në drejtësi që ka filluar, do të mbetet për të gjithë. 

3 Nëntor 2023, 18:02 Nga I.A
"SPAK i kapur nga Rama"/ Kryeministri: Po ta kisha kapur sdo lejoja
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka ironiuar akuzat e kryeopozitarit Sali Berisha se SPAK është i kapur nga vetë ai. Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, Rama ka deklaruar se nëse kjo do të ishte e vërtetë, nuk do të linte që të mos i kapnin asnjë nga qeveria e tij. Po ashtu Rama ka shtuar se reforma në drejtësi që ka filluar, do të mbetet për të gjithë. 

“Pastaj e kam kapur unë drejtësinë. Kjo besoj nuk ia vlen një shpjegim sepse kjo është e qartë që një qeveri që do të kapë drejtësinë, për çfarë do ta kapë, që të mos i kapin askënd. Se ta kapësh drejtësinë dhe pastaj të t’i kapin ata që duhen kapur kjo nuk është kapje e drejtësisë. Kështu që o ke brenda vetes vesin ose vizionin dritë shkurtër që të rrish në karrige dhe t’i kapësh të gjitha…ose kohën që je ulur në karrigen që të kanë vërë të tjerët dhe fuqinë e asaj karrigeje ta vësh në dispozicion për të bërë gjëra që mbeten për të gjithë. Kjo reformë në drejtësi ka filluar sot por do të mbetet për të gjithë sepse është e pakthyeshme”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll