Politike

Një ditë pas tensioneve në Kuvend, Meta shkon në zyrën e Berishës

Nuk ka ende asnjë informacion se çfarë pritet të diskutohet mes tyre, por kreu i PL-së është shprehur se e mbështet protestën e opozitës në Kuvend. 

3 Nëntor 2023, 14:27 Nga r.ll
Një ditë pas tensioneve në Kuvend, Meta shkon në zyrën
foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar këtë të premte në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Nuk ka ende asnjë informacion se çfarë pritet të diskutohet mes tyre, por kreu i PL-së është shprehur se e mbështet protestën e opozitës në Kuvend. 

Deputetët demokratë krijuan kaos një ditë më parë në seancën plenare, aty ku nuk mungoi as një tymuese dhe as konfliktet fizike. Ashtu në kaosin e krijuar Parlament, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla çeli seancën ndërsa deputetët socialistë në këmbë dhe me kartonin jeshil vijuan të miratonin të gjithë projektligjet e rendit të ditës pa debat apo diskutim.

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll